Mbikëqyrje e rregullr programore dhe administrative ndaj TV Kanal 8, TV Koçani LD, TV Svet dhe TV Zdravkin

Shkup, 01.08.2018. – Agjencia realizoi mbikëqyrje të rregullt programore ndaj TV  Kanal 8, TV Koçani LD, TV Svet dhe TV Zdravkin, në lidhje me dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me obligimet për mbrojtjen e personave të mitur, rregullat për emetimin e komunikimeve komerciale,

obligimet gjatë sigurimit të kuizeve ose formave tjera të pjesmarrjes shpërblyese, shfrytëzimin e shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar, si dhe votim telefonik dhe emetimin e lojrave të fatit.

Mbikëqyrja trgoi se në programin e TV Zdravkin nga Velesi, më 4 korrik 2018 janë emetuar disa programe artistike pa shënuar sinjalizimin për mbrojtjen e personave të mitur, ndërsa filmi kinematografik “Venera dhe Vegas” (Venus & Vegas) është emetuar në periudhë joadekuate të ditës.

Ndaj këtyre televizioneve është realizuar edhe mbikëqyrje administrative në lidhje me obligimet për publikimin e impresumit, informatave që duhet të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve dhe për identifikimin e radiodifuzerit. Mosrespektimi i obligimit për shpalljen e impresumit është konstatuar edhe te TV Kanal 8, ndërsa te TV Svet, TV Koçani LD dhe TV Zdravkin, mosrespektim të obligimeve për shpalljen e informatave që duhet të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve.

Raportet mund të merren në linket:

ТV  Kanal 8 – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 31.07.2018
ТV  Kanal 8 – (neni 14 nga Ligji për mediume, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 31.07.2018
ТV Koçani LD – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 31.07.2018
ТV Koçani LD – (neni 14 nga Ligji për mediume, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 31.07.2018
ТV Svet – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 31.07.2018
ТV Svet – (neni 14 nga Ligji për mediume, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 31.07.2018
ТV Zdravkin – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 31.07.2018
ТV Zdravkin – (neni 14 nga Ligji për mediume, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 31.07.2018



Accessibility

Accessibility