Përpilohet studimi për kornizën rregulluese të mediueve dhe mediumeve online

image_pdfimage_print

Shkup, 08.08.2018 – Për nevojat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me ndihmë të ekspertëve të Këshillit të Evropës është përpiluar studimi “Korniza rregulluese e mediumeve dhe mediumeve online – rasti i Maqedonisë“.

Në të është bërë një analizë krahasuese e legjislaturës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në aspekt të mediumeve online, definimi i tyre, rregullimi dhe jepen rekomandime për ndryshimet dhe plotësimet e mundshme të kornizës juridike.

Analiza tregon se në vendet anëtare të BE-së, shtrirja materiale e kornizës rregulluese për mediume është e kufizuar në shërbimet mediatike audiovizuele, siç është e definuar me Direktivën e ASHMA, për çka edhe nuk përfshihen mediumet online që kryesisht nuk janë audiovizuele. Megjithatë, në disa vende, siç theksohet edhe në studim, mund të gjenden definicione për mediumet online (ose mediumet elektronike dhe konceptet e ngjashme), ose në Ligjin për shërbime audiovizuele, ose më shpesh, në ligje konkrete për mediume.

“Këto definicione ndonjëherë i bashkangjiten edhe me obligime minimale administriative, siç është edhe regjistrimi në regjistrin publik, por ajo në asnjë rast nuk nënkupton se ekziston ndonjë formë e rregullimit të përmbajtjeve ngjashëm me atë që ju imponohet ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele”, theksohet në studimin.

Studimi mund të merret në gjuhën maqedonase dhe angleze , ndërsa së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.



Accessibility

Accessibility