Shkup, 08.08.2018 – Delegacioni i OSBE/ODIHR, i udhëhequr nga këshilltari i lartë për zgjedhje, Stiven Martin, sot në selinë e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u takuan me Kryetarin e Agjencisë, Lazo Petrushevski dhe përfaqësuesit e shërbimit profesional, ku biseduan për mbulimin mediatik dhe aktivitetet e Agjencisë në lidhje me referendumin e planifikuar.
Përfaqësuesit e Agjencisë informuan se duke marrë parasysh se me Ligjin për referendum dhe format e tjera të prononcimit direkt të qytetarëve nuk ka rregulla të sakta për mënyrën e informimit të mediumeve dhe emetimit të propagandës publike, janë përpiluar draft-rekomandimet, që do të finalizohen pasi të përfundojë debati publik i paraparë deri më 17 gusht.
Në aspekt të qartësimit të KSHZ-së lidhur me mediumet dhe prezantimin mediatik, Agjencia përsëriti qëndrimin e vet se ndaj të gjitha palëve të interesuara duhet të sigurohen kushte të njëjta për qasje në propagandë publike, me çmime të njëjta për të gjithë.