Shkup, 08.08.2018 – Në lidhje me dilemat që u paraqitën këto ditë te radiodifuzerët lidhur me mënyrën e emetimit të progaoandës së paguar publike për referendumin, ju rikujtojmë se deri më datë 17 gusht 2018 do të zgjasë debati publik në lidhje me Rekomandimet e Agjencisë për prezantimin mediatik gjatë referendumit.
Pas përfundimit, Këshilli i Agjencisë do të vendosë nëse do të mundësohet kohë shtesë për emetimin e propagandës së paguar publike, siç kërkuan një pjesë e radiove dhe televizioneve.
Duke marrë parasysh se propaganda publike ka filluar, potencojmë se në ndërkohë, radiodifuzerët duhet të respektojnë dispoitat e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, respektivisht propagandën e paguar publike ta emetojnë në kuadër të limitit për reklamim prej 12 orëve për çdo orë reale, të ndarë qartazi nga përmbajtjet tjera dhe me porositës të shënuar. Gjatë kësaj, të gjithë subjekteve të interesuar duhet t’u sigurohen kushte të barabarta për qasje deri te koha e reklamimit, me cmime të njëjta për të gjithë.
Për këtë qëndrim, Agjencia e njoftoi edhe Komisionin shtetëror zgjedhor me shkrim si dhe në takimin e përbashkët, me rastin e prononcimit të KSHZ-së për mediumet dhe prezantimin mediatik më datë 3 gusht 2018. Agjencia konsideron se ajo që Ligji për referendum, konstaton se propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës së Mqedonisë, mund të bëjë propagandë publike, nuk nënkupton se ka “qasje të privilegjuar” deri te mediumet, as në aspekt të shfrytëzimit të kohës e as në aspekt të çmimeve për reklamim.