Shkup, 14.08.2018. – Pas mbikëqyrjeve të realizuara ndaj TV Kanal 8, TV Uskana Eden dhe TV Svet si dhe mosrespektimit të konstatuar të obligimeve ligjore, Agjencia e shqipton masën e vërejtjes.
Mbikëqyrjes ndaj TV Kanal 8 tregoi se një pjesë e programeve të emetuara më 4 korrik 2018, nuk janë publikuar të dhënat me të cilat identifikohen autorët që janë pjesmarrës në përgaditjen e përmbajtjeve, për bartësin e të drejtave autoriale, redaksinë, prejardhjen dhe produksionit të veprave, mediumit ku është marrë përmbajtja si dhe të dhëna tjera që duhet të emetohen në vend adekuat. Mediumi ka afat prej 45 ditëve për harmonizimin ligjor të punës.
Në programin e TV Svet janë të emetuar më 5 korrik 2018, është konstatuar se janë emetuar filma vizatimor në gjuhën angleze pa u përkthyer në gjuhën maqedonase. TV Svet mori afat 15 ditor për harmonizimin ligjor të punës.
Në aspekt të programit të TV Uskana Eden, të emetuar më 1 korrik 2018, është konstatuar emetimi i blloqeve reklamuese prej 12 minutave në një orë reale. Në afat prej 15 ditëve TV Uskana Eden është e obliguar që të harmonizojë punën e vet sipas LSHMAA.
Aktvendimet për masat e shqiptuara mund të merren në këto linke:
ТV Каnal 8 – (neni 14 nga Ligji për mediume) – 14.08.2018
ТV Svet – (neni 64 paragrafi 3 nga LSHMAA) – 14.08.2018
ТV Uskana Eden – (neni 100 paragrafi 1 nga LSHMAA) – 14.08.2018