PROPAGANDA PUBLIKE PËR REFERENDUMIN DUHET TË NDAHET NGA PËRMBAJTJET TJERA MEDIATIKE

Shkup, 05.09.2018. – Ditëve të fundit, në disa televizione dhe radio po emetohen reklama të fushatës “Paramendo një të ardhme së bashku” të Delegacionit të Bashkimit Evropian në prag të Referendumit të 30 shtatorit. Spotet reklamuese nuk janë të ndara qartë nga përmbajtjet tjera mediatike, nuk janë të shënuara si propagandë e paguar publike, ndërsa në to marrin pjesë edhe të mitur.Rikujtojmë se propaganda e paguar publike në pajtim me Udhëzimin për prezantim mediatik gjatë referendumit, nga data 17 gusht 2018, duhet të:

– të emetohet në 9 minutat shtesë të orës reale që janë të dedikuara vetëm për propagandë të paguar publike për referendumin, e jo në kohën e rregullt për emetimin e reklamave prej 12 minutave;

– të ndahet qartë nga programet dhe porositë tjera reklamuese të radiodifuzerëve dhe të shënohet dukshëm si propagandë e paguar publike;

– të emetohet me porositës dukshëm të shënuar gjatë tërë kohëzgjatjes.

Në propagandën e paguar publike nuk guxojnë që të marrin pjesë të miturit dhe ajo nuk guxon që të emetohet gjatë, para dhe pas emisioneve që kanë për qëllim primar fëmijët dhe/ ose të miturit. Gjithashtu nuk guxon që të emetohet në lajme, emisione të veçanta informuese, si dhe gjatë transmetimeve direkte të ngjarjeve fetare, sportive, kulturore, argëtuese dhe të ngjashme.

Agjencia pret që të gjithë radiodifuzerët në afat sa më të shkurtë të përshtasin emetimin e reklamave të kësaj fushate sipas rregullativës.



Accessibility

Accessibility