Shkup, 13.09.2018. – Agjencia realizoi mbikëqyrje kontrolluese programore ndaj TV KTV, TVM dhe TV USKANA EDEN me qëllim të konstatimit nëse kanë vepruar sipas Aktvendimit për masën e vërejtjes, që është shqiptuar më herët për shkak të mosplotësimit të obligimeve për emetimin e programit të krijuar burimor në RM.
Me mbikëqyrjen është konstatuar se më datë 4 shtator 2018, TV USKANA EDEN nga Tetova aspak nuk ka emetuar program të krijuar burimor në gjuhën shqipe dhe maqedonase, me çka edhe nuk e ka plotësuar minimalen ligjore për emetimin e 50% të programit të krijuar burimor në RM në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive joshumicë në RM, nga e cila gjysma duhet të jetë në periudhën nga pra 07:00 deri në ora 19:00. Ndërsa dy televizionet tjera e kanë plotësuar këtë obligim ligjor.
Raportet mund të merren në linket:
ТV KTV – (neni 92 paragrafët 1 dhe 14 nga LSHMAA) – 12.09.2018
ТV М – (neni 92 paragrafët 1 dhe 14 nga LSHMAA) – 12.09.2018
TV USKANA EDEN – (neni 92 paragrafët 1 dhe 14 nga LSHMAA) – 12.09.2018