Shkup, 4.10.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot e publikoi edhe Raportin e dytë të monitorimit të prezantimit mediatik të Referendumit 2018, për periudhën nga data 19 e deri më 27 shtator 2018.
Rezultatet e monitorimit treguan se edhe në periudhën e dytë raportuese, mediumet e përfshira me monitorimin në përgjithësi kishin tendencë për të siguruar informata për aspektet e ndryshme të procesit të referendumit. Te pjesa më e madhe e radiodifuzerëve vërehet një përfaqësim më i madh i qëndrimeve “PËR” referendumin, ndërsa te asnjë medium nuk ka materiale me qëndrimin “KUNDËR” që është rezultat i mungesës së agjitimit për këtë opcion. Informatat për aktivitetet dhe qëndrimet për “BOJKOT” të referendumit janë të pranishëm më pak dhe kryesisht kanë të bëjnë me deklaratat e presidentit Gjorge Ivanov, Shtabit të krizës “Maqedonia bojkoton”, Kongresit botëror maqedonas dhe Levica.
Për dallim nga emisionet e informimit ditor, shumica e radiodifuzerëve kishin tendencë për të siguruar llojllojshmëri të qëndrimeve në emisionet e veçanta informative.
Më tepër detaje në Raportin e dytë të monitorimit të prezantimit mediatik të Referendumit 2018, (për periudhën nga data 19 -27 shtator 2018).