Trupat rregulluese të Republikës së Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës nënshkruan Protokoll për bashkëpunim

image_pdfimage_print

Sarajevë, 26.10.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe Agjencia rregullatore për komunikime e Bosnje e Hercegovinës, dje dhe sot në Sarajevë realizuan takim bilateral në të cilin nënshkruan Protokoll për bashkëpunim nga sfera e rregullimit mediatik.

Në kuadër të takimit dyditor bilateral, përfaqësuesit e të dy Agjencive krahas bisedimeve lidhur me pozitën dhe funksionimin e rregullatorëve si dhe kompetencat e Këshillave të Agjencive, shkëmbyen përvojat për distribucionin e programeve të jashtme përmes rrjetit të komunikimit elektronik, përfaqësimit dhe trajtimit të grupeve të margjinalizuara në mediume, si dhe për qasjen në programet e radiodifuzerëve për personat me invaliditet.

Nga të dy palët u konstatua se takimet e këtilla janë me rëndësi të veçantë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy trupave rregulluese, veçanërisht për çështjet me interes të përbashkët..



Accessibility

Accessibility