1

Masa të vërejtjes ndaj Nova Makedonija, Lajm dhe Skopsko Eho

Shkup, 29.10.2018. –  jatë mbikëqyrjes së rregullt administrative ndaj të gjithë botuesve të mediumeve të shtypit, Agjencia ndaj REPRO PRINT SHPKNJP Shkup, botues i gazetës ditore Nova Makedonija, konstatoi se në edicionin 22-23 tetor 2018 nuk është theksuar numri i saktë i kopjeve të botuara, ndërsa ndaj ATV MEDIA KOMPANI SHPKNJP Shkup botues i gazetës ditore Lajm, , ka konstatuar se në edicionin nga data 22 tetor 2018 nuk janë publikuar të dhënat për redaktorin përgjegjës. Ndërsa, mbikëqyrja ndaj MARKS STEP SHPKNJP Shkup botues i gazetës javore Skopsko Eho, tregoi se në edicionin nga data 18 tetor 2018 nuk janë publikuar të dhënat për adresën e shtypshkronjës.

Për këto shkelje, ndaj këtyre tre botuesve të mediumeve të shtypit është shqiptuar masa e vërejtjes dhe ju është dhënë afat kohor prej 30 ditëve, për harmonizimin sipas dispozitave të Ligjit për mediume.

Vendimet për masat e shqiptuara mund të merren në linket:

REPRO PRINT SHPKNJP Shkup, botues i gazetës ditore Nova Makedonija – (neni 14 patagrafi 1 nga Ligji për mediume) – 29.10.2018

ATV MEDIA KOMPANI SHPKNJP Shkup botues i gazetës ditore Lajm – (neni 14 patagrafi 1 nga Ligji për mediume) – 29.10.2018

MARKS STEP SHPKNJP Shkup botues i gazetës javore Skopsko Eho – (neni 14 patagrafi 1 nga Ligji për mediume) – 29.10.2018