Shkup, 21.11.2018. – Pas një shkrese të pranuar, Agjencia realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme programore ndaj emisionit “Moda me Sergej Varoshlija” e emetuar në 1TV më datë 22 dhe 30 tetor si dhe më 8 nëntor 2018.
Mbikëqyrja tregoi se konstatimet nga shkresa kanë bazë, respektivisht se në këto edicione në emsionin “Moda me Sergej Varoshlija” ka komente dhe përshkrime të pahijshme, eksponim publik me tallje, leksikë fyese ekspresive dhe fjalorë që mund të llogaritet si ofendues, e që ka të bëjë me dukjen fizike të parashtrueses së shkresës.
Sjellja dhe komunikimi i kësaj mënyre janë në kundërshtim me parimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit dhe janë joshembullore për komunikim publik në televizion.
Raporti i mbikëqyrjes mund të merret në linkun: 1 ТV (neni 61 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele) – 21.11.2018