Fillon monitorimi i lajmërimit të mediave për Zgjedhjet lokale 2021

image_pdfimage_print

Shkup, 6 gusht 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele që nesër fillon me monitorimin për lajmërim të mediave për zgjedhje të transmetuesve për Zgjedhjet lokale 2021.
Në periudhën deri në fillimin e kampanjës, objekt vëzhgimi dë të jenë programet e para televizive të servisit kabllovik publik-MRT 1 dhe gjashtë televizione komerciale në nivel shtetëror që kanë shikueshmëri mesatare deri në 10% – TV Kanal 5, TV Sitell, TV Tellma, TV Alsat-M, TV Alfa dhe TV 24 Vesti. Të gjitha kanalet e mbetura televizive do të monitorohen sipas sugjerimeve.

Lëndë e monitorimit do të jetë programi i tyre i përgjithshëm, me vëmendje të veçantë transmetimi i lajmeve dhe emisionet e tjera ku janë të ftuar përfaqësues të pushtetit (shtetëror/lokal), të partive politike dhe të ftuar të tjerë potencial për zgjedhje. Do të monitorohen dhe programe të tjera ku do të ketë të ftuar potencial për zgjedhje pa marrë parasysh arsyen e pjesëmarrjes së tyre.
Si dhe deri më tani, Agjencioni, në faqen e tij zyrtare, vendosi baner me të gjitha materialet relevante për procesin zgjedhor-Ligje dhe akte nënligjore lidhur me zgjedhjet, publikime, formular për sugjerime, raportime dhe të ndryshme.

Duke pasur parasysh që me shpalljen e zgjedhjeve Lokale, të caktuara për 17 tetor të vitit 2021, hynë në fuqi dispozitat e Ligjit zgjedhor, Agjencioni i përkujtoi te gjithë transmetuesit për dispozitat relevante për lajmërimin me to dhe zbatimin e tyre para fillimit të kampanjës zgjedhore.

Përmbajtja e shkresës është në linkun e radhës.



Accessibility

Accessibility