LAJMËRIM PUBLIK

Shkup, 7 korrik 2022 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon qëndrimin problematik ndaj kameramanit të TV 24 nga ana e pjesëtarit të MPB, gjatë protestave.

Roli i punojnësve të medias në raportimin e ngjarjeve me rëndësi të madhe shoqërore dhe me rrezikshmëri të lartë është për të dokumentuar dhe transmetim të informacioneve që janë me interes publik. Prandaj është veçanërisht e rëndësishme t’i mundësohet hyrje të sigurt dhe pandërprerje, edhe në kushte kur vendosen masa të veçanta sigurie.

Në kuadër të ngjarjeve të ditëve të fundit, Agjencia bën thirrje që të respektohet dinjiteti i punonjësve të medias dhe tu mundësohet pa kërcënime dhe presione që të kryejnë aktivitetet e tyre profesionale – informim në kohë dhe gjithëpërfshirës i publikut.



Accessibility

Accessibility