ASHMA-ja ËSHTË KUNDËR SHPENZIMIT TË FONDEVE BUXHETORE PËR REKLAMIM TË QEVERISË NË MEDIA

image_pdfimage_print

Shkup, 15 korrik 2022 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është jashtëzakonisht e shqetësuar për propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për të cilat këto ditë ka pasur reagime nga shoqata dhe organizata përkatëse.

Vendimet e propozuara janë problematike nga disa aspekte, duke filluar nga vetë definimi i kampanjave me iteres publik, mënyra e zbatimit të tyre,dhe në veçanti finansimi i tyre me fondet nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Media ka detyrime dhe përgjegjësi ndaj publikut dhe ky rol duhet të përmbushet pa kompensim dhe pa asnjë ndikim. Me ndryshimet e propozuara, me fondet buxhetore do të paguhet për transferimin e ideve dhe aktiviteteve të pushtetit qendror dhe vendor që sërish lë hapësirë për cënim të drejtpërdrejtë të autonomisë dhe pavarësisë editorile, korruptimin e tyre dhe krijim të qëndrimit klientelist dhe servil ndaj qeverisë.

Në Ligjin aktual për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është parashikuar që fushatat me interes publik dhe apelet për qëllime bamirëse transmetohen pa pagesë në programet e transmetuesve. Sipas standardeve, për fushatat me interes publik konsiderohen në veçanti ato që u referohen temave të përfitimit më të gjerë social ose qëllim turistik (si trafiku dhe siguria rrugore, detyrat civile, fushata shëndetësore dhe etj),pa marrë parasysh se kush është porositësi i tyre.

Agjencia ka reaguar publikisht edhe më parë se mjetet e tatim paguesve, përkatësisht të qytetarëve nuk duhet të përdoren për reklamim në media. Gjithashtu, fushatat me interes publik nuk mund të shfrytëzohen si mënyra për të subvencionuar mediat. Rregullatori mendon se duhet të subvencionohet krijimi i përmbajtjeve programore, por duhet bërë në atë mënyrë që do të kontribuojë në krijimin e programeve cilësore radiotelevizive me interes publik, pa cënuar pavarsinë e medias. Në këtë drejtim, Agjencia përkrah kërkesën e Shoqatës së Stacioneve Rajonale dhe Lokale „Medium objektiv“ për „formimin e fondit për media me të cilën do të subvencionohen përmbajtje programore me tematikë rajonale dhe lokale për zhvillimin e ofertës programore dhe stimulimin e pluralizmit demokratik në shoqëri“.

Në mënyrë që të miratohen vendime ligjore që do të garantojnë lirinë dhe pavarësinë e medias, çdo ndryshim i legjislativës mediatike duhet të jetë lëndë për konsultime më të gjëra publike me të gjitha palët e interesuara,  përkatësisht me Shoqatat profesionale dhe rregullatorin, dhe të jetë në përputhje me Direktivën e Shërbimeve Mediatike Audiovizuele të Bashkimit Evropian.



Accessibility

Accessibility