Shpenzimet e Drejtorit të Agjencisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023

Shkup, 12 janar 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në pajtim me përkushtimin për transparencë dhe llogaridhënie dhe duke ndjekur praktikën e krujuar për çdo gjashtë muaj të publikon shpenzimet e drejtorit dr.Zoran Trajçevski, e informon opinionin për sa vijon:

Drejtori Trajçevski gjatë kryerjes së detyrës në periudhën nga data 01.07.2023 – 31.12.2023  ka bërë shpenzime në vlerë të përgjithëshme prej 237.207,00  denarë,  sipas pikave në vijim:

  1. Shpenzime për reprezentacion (shërbime katering me përfaqësues të ambasadeve, anëtarë të Këshillit të Agjencisë dhe partnerë afarist) – 123.390,00 denarë.
  2. Celular zyrtar–– 16.185,00 denarë
  3. Shpenzime gjatë udhëtimeve jashtë vendit–– 97.632,00 denarë (25.610,00 denarë për bileta avioni dhe dhe 72.022,00 denarë për akomodim në hotel dhe shpenzime të udhëtimit).