Përfaqësues të OSBE/ODIHR në një vizitë pune në ASHMA

Shkup,  4 prill 2024  – Delegacion i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, kryesuar nga ambesadorja Xhilian Stirk, sot ishte në një vizitë pune në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Tema kryesore e takimit ishte puna e Agjencisë gjatë kohës së Zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare 2024, përfshirë këtu kornizën ligjore për përfaqësimin mediatik zgjedhor, si dhe mënyrën se si  realizohet monitorimi i transmetuesve gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, ambasadorja e informoi Agjencinë për objektivat dhe fushëveprimin (përfshirjen) e misionit të OSBE/ODIHR gjatë kohës së zgjedhjeve.

 



Accessibility

Accessibility