NGA SONTE NË MESNATË FILLON HESHTJA ZGJEDHORE

Shkup, 22 prill 2024  – Nga sot përfundon fushat zgjedhore për raundin e parë të Zgjedhjeve Presidenciale 2024, respektivisht në mesnatë fillon  heshtja zgjedhore që do të zgjasë deri në ora 19 të datës 24 prill.

Gjatë heshtjes, 23 dhe më 24 prill (deri në ora 19), pushon mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale informative të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore si për zgjedhjet Presidenciale ashtu edhe për ato Parlamentare.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet transmetimi i:  çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizuel që lidhet ose në të cilin pjesëmarrësit marrin pjesë në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehtë në funksion të fushatës zgjedhore konsiderohet si një shkelja e heshtjes zgjedhore dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në një fushatë zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe lejohet transmetimi i prezantimeve politike falas dhe reklamimi politik me pagesë i pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet Parlamentare.

Në të njëjtën kohë, në ditët e heshtjes zgjedhore, lejohet transmetimi i fushatës edukative reklamuese të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për Zgjedhjet e vitit 2024.

Agjencia pret që të gjithë transmetuesit që nga sonte në mesnatë të përshtatin programin e tyre për heshtjen zgjedhore.



Accessibility

Accessibility