Mbikëqyrje e përfaqësimit mediatik zgjedhor të TV Klan Macedonia

Shkup, 23 prill 2024 – Gjatë mbikëqyrjes të përfaqësimit meditik zgjedhor të programit të TV Klan Macedonia, transmetuar në periudhë prej 4 derimë 22 prill, Agjencia konstatoi shkelje të nenit 75 paragrafi 1, dhe në lidhje me nenin 75 paragrafi 4 (nënparagrafi) 1 nga Kodi zgjedhor.

Gjatë raundit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2024, TV Klan Macedonia nuk siguroi informacione për procesin zgjedhor në format të qasur për personat me aftësi të kufizuara, d.m.th. duke përdorur gjuhën e shenjave, titrat, përshkrimin audio ose mjete të tjera për të siguruar qasje, as në të paktën një edicion të lajmeve në nivel ditor, as në ndonjë përmbajtje tjetër programore në nivel javor që transmetohet në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 24:00.

Raportin nga mbikëqyrja e përfaqësimit zgjedhor të TV Klan Macedonia mund ta shikoni në këtë  link .



Accessibility

Accessibility