Shkup, 15.04.2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shpreh shqetësim lidhur me deklaratën e kryetarit të partisë politike SDSM, Venko Filipçe, në të cilën u paraqitën akuza dhe vlerësime për varësi politike dhe financiare të TV Alfa.
Etiketimi publik dhe instrumentalizimi i mediave në përballje politike nuk është në përputhje me parimet demokratike, as me lirinë e garantuar të shprehjes. Është absolutisht e papranueshme që një bartës i funksionit publik të përdorë retorikë diskredituese që kontribuon në polarizimin e hapësirës mediatike dhe mund të dëmtojë besimin e publikut në media.
Nëse ekzistojnë dyshime për parregullsi ose paligjshmëri të mundshme në funksionimin e mediave, ato, në vend që të paraqiten përmes akuzave publike apo kualifikimeve politike, duhet t’u paraqiten institucioneve kompetente për veprime të mëtejshme.
I bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që t’i përmbahen një komunikimi të përgjegjshëm dhe konstruktiv dhe të përmbahen nga deklaratat që mund të dëmtojnë besimin në media ose të krijojnë presion mbi punën e tyre