Shkup, 17.04.2026. – Në pajtim me detyrimet ligjore, Shërbimi publik (RTM), televizionet kombëtare dhe ofruesit e shërbimeve mediatike video me kërkesë, vazhdojnë me rritje graduale të programeve të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara shqisore.
Përmes kësaj pasqyre, qytetarër mund të informohen se cilat programe të qasshme janë të disponueshme në vitin 2026. Njëkohësisht, ofron informacion se si përmbushen detyrimet për:
Vazhdimësi: Në vitin 2026 do të vazhdojnë të shfaqen dhe programet që u bënë të qasshme në vitin 2025.
Zgjerim: Këtë vit janë prezantuar, përmbajtje plotësuese që përdorin më shumë mjete për qasje dhe
Rritje kumulative: Çdo vit madhësia e programeve të qasshme rritet, që lejon ofertë më të madhe dhe llojlloshmëri të programeve të përshtatshme.
Pasqyrimi i Programeve të qasshme për personat me aftësi të kufizuara shqisore në vitin 2026 është i disponueshëm në linkun linkun në vijim.