Shkup, 20 prill 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të rregullt administrative kundrejt 90 transmetuesve që transmetojnë programe televizive ose radio.
Qëllimi i mbikëqyrjes ishte detyrimi sipas të cilit transmetuesit janë të detyruar të publikojnë të dhëna mbi strukturën e pronësisë, kryeredaktorin/redaktorët dhe burimet e financimit në vitin paraprak në programin e tyre, të paktën tre herë në vit, në kohën më të shikuar, dhe një regjistrim të publikimit ta dorëzojnë në Agjenci brenda 15 ditëve nga dita e publikimit.
Sipas Rregullores për mënyrën e publikimit të të dhënave mbi Veprimtarinë e transmetuesve, treansmetuesit janë të detyruara t’i publikojnë këto të dhëna për herë të parë jo më vonë se 31 marsi.
Gjatë mbikëqyrjes, u konstatua se të 90 transmetuesit përmbushën detyrimin sipas nenit 15, paragrafi 4 i Ligjit për Media.
Raporti është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:
Raporti i përgjithshëm – (Neni 15 paragrafi 4 i Ligjit për Media) – 20.04.2026