Mbikëqyrje e jashtëzakonshme kundrejt 56 radiostacioneve që transmetojnë programe

Shkup, 23 april 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative mbi punën e të gjitha 56 radiostacioneve që transmetojnë programe, me qëllim që të përcaktojë nëse transmetuesit kishin ndryshuar strukturën e tyre të pronësisë pa njoftim paraprak të Agjencisë dhe para se kjo të miratohej nga Agjencia.

Me mbikëqyrjen u konstatua se nuk kishte shkelje të dispozitave të nenit 41, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele, përkatësisht se asnjë radiostacion nuk bka bërë asnjë ndryshim në strukturën e pronësisë pa njoftuar paraprakisht Agjencinë dhe para se të miratohej nga Agjencia.

Raporti i mbikëqyrjes është i disponueshëm në link:

Raport i përgjithshëm – (neni 41 paragrafët 1 dhe 2 nga LSHMAAV) – 22.04.2026



Accessibility

Accessibility