Shkup, 29 prill 2026 – Këshilli i Agjencisë, në seancën e 15-të të mbajtur më 27 prill 2026, pas kryerjes së mbikëqyrjes programore dhe administrative, shqiptoi tri masa paraljmërim publik për TV Kopmani 21-M, përkatësisht për transmetimin e një filmi të shënuar si 12+ në një kohë të papërshtatshme (në kundërshtim me dispozitat për mbrojtjen e të miturve), për reklamim të fshehtë në emisionin “Pastel” duke promovuar produktet e “Zegin”, si dhe për mospublikimin e të dhënave të detyrueshme mbi përmbajtjen e programit.
Masat e paraljmërimit publik janë në dispozicion në linqet më poshtë:
TV Kompani 21 – M – (neni 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV) – 28.4.2026
TV Kompani 21-M – (neni 55 paragrafi 2 alineja 2 dhe 3 nga LSHMAAV) – 28.4.2026
TV Kompani 21-M – (neni 14 nga Ligji për media) – 28.4.2026