NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 15 qershor 2026 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shpreh shqetësim për përdorimin e gjuhës vulgare, ofenduese dhe fjalëve poshtëruese, si dhe gjesteve të papërshtatshme në podkastin „Тeshki muabeti“ (Biseda të rënda) me Meçka i Miço, të publikuar në platformën YouTube.

Liria e shprehjes dhe e drejta për të kritikuar janë vlera themelore demokratike dhe zbatimi i tyre duhet të mbrohet. Njëkohësisht, kjo mënyrë e shprehjes, e shoqëruar me kualifikime dhe gjeste nënçmuese që nuk janë në përputhje me standardet e komunikimit dhe mirësjellje, nuk kontribon për një debat argumentues mbi çështje me interes publik.

Аgjencia përkujton se kujdesi ndaj kulturës së dialogut dhe fjalimit publik dinjitoz është një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve në ambientet sociale. Në këtë drejtim, inkurajon kreatorët e përmbajtjeve online si aktorë të rëndësishëm në ekosistemin modern të medias, që përmes veprimeve të tyre të kontribojnë në zhvillimin e një kulture komunikimi demokratik dhe të përgjegjshëm, bazuar në respektin e ndërsjelltë dhe shkëmbimin e argumentuar të ideve.



Accessibility

Accessibility