Shkup, 15 qershor 2026 – Mbikëqyrje të kontrollit programor u kryen mbi shërbimet programore televizive RTM1, RTM 5 dhe TV 21-М, me qëllim konstatimin e veprimit sipas masave të shqiptuara paraprake – paralajmërimeve publike të lëshuara për mosrespektim të detyrimit për plasimin e produkteve dhe mbrojtjen e të miturve nga programet që mund të dëmtojnë zhvillimin e tyre fizik, mendor ose moral.
Nga mbikëqyrjet e kontrollit u konstatua se të gjithë transmetuesit plotësisht kanë vepruar sipas aktvendimeve për shqiptimin e masës – paralajmërim publik dhe kanë mënjanuar shkeljet e konstatuara të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Raportet janë të disponueshme në linket:
RTM 1 – (neni 55 paragrafi 1 i LShMAAV) – 11.06.2026
RTM 5 – (neni 55 paragrafi 1 i LShMAAV) – 11.06.2026
ТV Kompani 21-М – (neni 50 paragrafi 3 i LShMAAV dhe nenin 16 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve) – 11.06.2026
ТV Kompani 21-М – (neni 55 paragrafi 2 nënparagrafët 2 dhe 3 i LShMAAV) – 11.06.2026