Shkup, 10 korrik 2026 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 24-ët të mbajtur më 08 korrik, në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrjet e rregullta programore miratoi Aktvendim për shqiptimin e masës paralajmërim publik ndaj TV Alsat-М dhe TV Telma.
Ndaj ТВ Alsat-М është shqiptuar masë paralajmërim publik për shkak se transmetuesi në programin e transmetuar më 4 мај 2026, në emisionin dokumentar-argëtues të sponsorizuar “1001 оbrok“ (1001 vakte), përmes rekomandimi të veçantë promovues, është nxitur blerja e dy produkteve të njërit prej sponsorëve të emisionit, ndërsa për TV Telma masë paralajmërim publik është shqiptuar për shkak se në programin e transmetuar më 4 мај në emisionin dokumentar-argëtues “Мојот pat do uspeh“ (Rruga ime drejt suksesit), ka transmetuar reklama/pop-ap në ekran të ndarë midis të cilave nuk ka kaluar periudha e përcaktuar së paku prej 15 minutash.
Masat e shqiptuara mund të merren në linket e mëposhtme:
ТV Alsat-М – (neni 54 paragrafi 1 i LShMAAV-së) – 09.07.2026
ТV Telma – (neni 98 paragrafi 2 i LShMAAV-së) – 09.07.2026