Shkup, 09 korrik 2026 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative mbi punën e radios Xhez FM për të përcaktuar nëse poseduesi i lejes ka përmbushur kushtet e veçanta minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike në varësi të formatit programor, të përcaktuar në aktin nënligjor të miratuar nga Agjencia, përkatësisht nëse redaktori përgjegjës i shërbimit programor është në marrëdhënie të rregullt pune dhe i punësuar me kohë të plotë nga transmetuesi.
Nga mbikëqyrja u konstatua se redaktori përgjegjës i radios XhEZ FM është punësuar nga transmetuesi në marrëdhënie të rregullt pune dhe me kohë të plotë pune.
Raporti është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:
RА Xhez FM – (neni 62 paragrafi 6 i LShMAAV-së dhe neni 9 paragrafët 2 dhe 3 të Rregullores për kushte minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për dhënien e lejes për transmetim televiziv dhe radio) – 07.07.2026