Mbikëqyrje e rregullt administrative mbi 51 botues të medias online – internet portale

Shkup, 09 korrik 2026 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka  kryer mbikëqyrje të rregullta administrative  mbi 51 botues të medias online – internet portale.

Lënda e mbikëqyrjes ishte detyrimi sipas nenit 14 paragrafi (1) i Ligjit për Media, sipas të cilit  botuesi i medias online – internet portalit është i detyruar në vend të dukshëm  për secilin bartës të përmbajtjes në veçanti të sigurojë publikimin e të dhënave në vijim: emri dhe adresa e selisë dhe redaksisë së botuesit të medias, emri i personit përgjegjës të botuesit të medias dhe emri dhe mbiemri i redaktorit përgjrgjës (kryeredaktorit), përkatësisht redaktorëve në pajtim me organizimin e brendshëm të redaksisë.

Gjatë mbikëqyrjes u konstatua se detyrimin sipas Ligjit për Media është përmbushur nga të gjitha mediat online-internet portalet të përfshira në mbikëqyrje.

Raporti është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:

Raporti i përgjithshëm – (neni 14 paragrafi 1 i Ligjit për Median) – 07.07.2026



Accessibility

Accessibility