Shkup, 15 korrik 2026 – Agjencia kreu mbikëqyrje të rregullt programore mbi të gjithë radiodifuzerët dhe tre ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale sipas kërkesës, lidhur me detyrimin për sigurimin e qasshmërisë së shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, përkatësisht për zbatimin e planit vjetor të veprimit për qasshmëri dhe dorëzimin e raportit vjetor në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin paraprak, më së voni deri më 31 mars 2026.
Mbikëqyrja tregoi se shërbimet programore MRT1, MRT5 dhe TV Kompani 21-M nuk dorëzuan raportin vjetor për zbatimin e planit vjetor të veprimit për qasshmëri për vitin 2025, brenda afatit ligjor të përcaktuar deri më 31 mars 2026.
Raportet janë të disponueshme në linket e mëposhtme:
Raport i përgjithshëm – (neni 26, paragrafët 1 dhe 3 të LSHMAV) – 14.07.2026
MRT1 – (shkelje e nenit 26, paragrafi 3 të LSHMAV) – 14.07.2026
MRT5 – (shkelje e nenit 26, paragrafi 3 të LSHMAV) – 14.07.2026
МTV Kompani 21-M – (shkelje e nenit 26, paragrafi 3 të LSHMAV) – 14.07.2026