Mbikëqyrje e rregullt programore kundrejt 12 shërbime programore televizive dhe 3 ofrues të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele sipas kërkesës

Shkup, 15 korrik 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të rregullt programore mbi shërbimet programore televizive të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë: MRT1, MRT2 dhe MRT5, nëntë televizione kombëtare: TV Alsat-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel, TV Telma, TV Kompani 21-M, TV Shenja, TV 24 Vesti dhe Nasha TV, si dhe kundrejt ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele sipas kërkesës: Makedonski Telekom (Max TV Videoteka), SVOD MASTER (GLEY/ГЛЕЈ) dhe MTEL (Move), lidhur me detyrimin për miratimin e planit të veprimit për qasshmërinë e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara për vitin 2026 dhe dorëzimin e tij në Agjenci, më së voni deri më 31 dhjetor 2025.

Nga mbikëqyrja u konstatua se të gjithë ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele, të cilët kanë detyrimin të dorëzojnë plane vjetore të veprimit për qasshmërinë e shërbimeve të tyre, i kanë dorëzuar planet e veprimit për vitin 2026. Gjithashtu, u konstatua se përmbajtja e këtyre planeve është në përputhje me kërkesën ligjore për përmbushjen progresive të këtij detyrimi.

Raporti është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:

Raport i përgjithshëm – (neni 26, paragrafi 2 i LSHMAV) – 14.07.2026



Accessibility

Accessibility