Аnaliza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2025

Shkup, 6 tetor 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka përgatitur Analizën e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2025, e cila mundëson një pasqyrë të gjendjes së tregut të industrisë mediatike audio dhe audiovizuele, qëndrueshmërisë financiare të televizioneve dhe radiostacioneve dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë.

Analiza përfshin të ardhurat në total të transmetuesve dhe strukturën e tyre, shpenzimet në total dhe shpërndarjen e tyre, rezultatet financiare të realizuara si dhe  numrin mesatar të të punësuarve në marrëdhënie të rregullt pune.

Këta tregues rishikohen jo vetëm për vitin 2025, por edhe në kuadër të periudhës gjashtëvjeçare nga viti 2020 deri në vitin 2025, me qëllim përcaktimin e dinamikës dhe drejtimin e lëvizjes së tregut,  identifikimin e ndryshimeve të rëndësishme mbi punën e transmetuesve dhe  vlerësimin e ndikimit të rrethanave më të gjëra ekonomike dhe  shoqërore në industri.

Аnaliza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2025 është e disponueshme në linkun e mëposhtëm.



Accessibility

Accessibility