Takim bilateral ndërmjet përfaqësuesve të АShMA-së dhe rregullatorit turk RTÜK

 Shkup, 13 tetor 2026 – Kryetari i Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMA), mr. Sasho Stefanovski, sot priti në ambientet e AShMA-së delegacionin e Këshillit të Lartë për Radio dhe Televizion të Republikës së Turqisë (RTÜK), të kryesuar nga kryetari Mehmet Danish.

Në takimin bilateral morën pjesë edhe zëvendëskryetarja e Këshillit të АShMA-së, mr. Zirjeta Jajaga, anëtaret e Këshillit, mr. Gordana Majnova, Afrona Vrzivoli dhe Cvetanka Minovska, anëtarët e Këshillit të RTÜK-ut, Fatma Çeliker, Hasan Davullxhu, Tunxhai Keser dhe Orhan Ozdemir, si dhe përfaqësues të shërbimeve profesionale të të dy organeve rregullatore.

Në takim u diskutua për sfidat në rregullimin e mediave, me theks të veçantë mbrojtja e të miturve, zhvillimi dhe rregullimi i platformave digjitale, si dhe thellimi i bashkëpunimit në kuadër të Protokollit të vitit 2014.

 Duke folur për mbrojtjen e të miturve, arsimimin mediatik dhe teknologjitë e reja, kryetari i Këshillit të AShMA-së, mr. Sasho Stefanovski, theksoi: „Besoj se këto fusha sot po marrin një rëndësi edhe më të madhe, veçanërisht në kushtet e transformimit të shpejtë të sektorit mediatik dhe ndikimit gjithnjë e më të madh të platformave digjitale dhe inteligjencës artificiale“.

Kryetari i rregullatorit turk, Mehmet Danish, në fjalën e tij theksoi se takimet bilaterale kanë rëndësi të veçantë dhe se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Vizita e delegacionit të RTÜK-ut u realizua me rastin e Punëtorisë së 15-të Ndërkombëtare „Komunikimi me të ardhmen“, me temën „Etika mediatike dhe sovraniteti digjital në epokën e inteligjencës artificiale“, e organizuar nga RTÜK-u dhe Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit të АShMA-së dhe përfaqësues të shërbimit profesional të Agjencisë.



Accessibility

Accessibility