Mbikëqyrje e rregullt administrative ndaj 4 botuesve të mediave të shkruara

Shkup, 15 tetor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të rregullt administrative ndaj botuesve të mediave të shkruara: MEDIUM BOJA 43, botues i gazetës „Shtipski Glas“, KOLOR MEDIA PLUS, botues i revistës „Ubavina i Zdravje“, ENIT PRES PLUS, botues i gazetës „Zenit“, dhe INOVATOR JSMS TESLA, botues i „BALKANiUM“.

Objekt i mbikëqyrjes ishte detyrimi i përcaktuar në nenin 14, paragrafi 1, të Ligjit për Media, i cili ka të bëjë me publikimin e të dhënave për emrin dhe adresën e selisë dhe të redaksisë së botuesit të medias, emrin e personit përgjegjës të botuesit, emrin dhe mbiemrin e kryeredaktorit, përkatësisht të redaktorëve, në përputhje me organizimin e brendshëm të redaksisë, si dhe emrin dhe adresën e shtypshkronjës, datën e shtypjes ose rishtypjes dhe numrin e kopjeve të shtypura, kur bëhet fjalë për media të shkruara.

Mbikëqyrja tregoi se ky detyrim është përmbushur plotësisht nga të gjitha mediat e shkruara të përfshira në mbikëqyrje.

Raporti është i qasshëm në linkun:

Rrport i përgjithshëm – (neni 14 paragrafi 1 nga Ligji për media) – 14.10.2026



Accessibility

Accessibility