Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele seancën e 34-ët e ka caktuar për me datë 20.10.2026, e cila do të mbahet nëpërmjet lidhjes video-konferencë me fillim në ora 14:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 33-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 5.10.2026.
- Shqyrtimi i raporteve tremujore për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator 2026.
- Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në territorin e komunës së Dibrës.
- Propozim-vendim për vazhdimin e lejes për transmetim në radio të ShTR RADIO 99 ShPKNjP Shkup.
- Propozim-vendim për vazhdimin e lejes për transmetim në radio të ShTR BUBA MARA Ranko ShPKNjP Shkup.
- Propozim-vendim për vazhdimin e lejes për transmetim në radio të ShTR LAJF RADIO ShPKNjP Shkup.
- Propozim-vendim për vazhdimin e lejes për transmetim në radio të ShTR EKSPRES RADIO ShPKNjP Strumicë.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj ShTR TV NjUZ ShPKNjP Kumanovë, për shkelje të nenit 92 paragrafi (1) të LSHMAAV.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj ShTR TV NjUZ ShPKNjP Kumanovë, për shkelje të nenit 51 paragrafi (1) të LSHMAAV.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj ShTR TV NjUZ ShPKNjP P Kumanovë, për shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media.
- Propozim-vendim për ndryshimin e strukturës së pronësisë së ShTR RADIO 106 Manastir ShPKNjP.
- Propozim-vendim për pagesën e kompensimit për vdekjen e një anëtari të familjes së ngushtë të një të punësuari në Agjenci.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës së prokurimit publik për lëndën në vijim – mallra: Energji elektrike.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës së prokurimit publik për lëndën në vijim – mallra: Materiale për zyrë.
- Të ndryshme.