NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 15 tetor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shpreh shqetësim për kërcënimet e drejtuara ndaj gazetarëve Aleksandar Mitovski dhe Milosh Miloshevski përmes rrjetit social Facebook, përfshirë edhe fotomontazhin e publikuar me përmbajtje shqetësuese dhe mesazh kërcënues.

Keqpërdorimi i rrjeteve sociale për frikësimin dhe ushtrimin e presionit ndaj gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre, si dhe për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

Qëndrimet e ndryshme dhe mospajtimet me raportimin mediatik nuk duhet të jenë shkak për kërcënime, presione apo përpjekje për t’i heshtur gazetarët. Siguria e tyre dhe kryerja e papenguar e detyrave profesionale janë të një rëndësie thelbësore për gazetarinë e lirë dhe të pavarur.



Accessibility

Accessibility