Sqarim për kandidatët për Konkursin publik të shpallur për dhënien e licencës për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në territorin e Komunës së Dibrës

Shkup, 27 tetor 2026 – Lidhur me Vendimin për shpalljen e Konkursit publik për dhënien e licencës për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, PA1 nr. 08-264, datë 21.10.2026 (i publikuar në “Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr. 250/26, datë 26.10.2026),

Ju njoftojmë se:

·         Dokumentacioni i konkursit për shpalljen e Konkursit publik për dhënien e licencës për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në territorin e Komunës së Dibrës, si dhe formulari – Fletëparaqitja për pjesëmarrje në Konkursin publik, mund të merren në arkivin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Pallati “Panko Brashnarov”, rr. “Maqedonia” nr. 38, Shkup, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

·         Për dokumentacionin e konkursit paguhet kompensim në vlerë prej 60.000,00 (gjashtëdhjetë mijë) denarësh, në llogarinë bankare nr. 300000000618023, të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Banka deponuese: Banka Komerciale SHA Shkup.

·         Fletëparaqitjet e kandidatëve që nuk e kanë paguar kompensimin për dokumentacionin, që do të dorëzohen pas përfundimit të afatit të përcaktuar, fletëparaqitjet jo të plota (që nuk përmbajnë të gjitha dokumentet dhe shtojcat në përputhje me Fletëparaqitjen), fletëparaqitjet e plotësuara në mënyrë të parregullt, si dhe fletëparaqitjet që nuk do të dorëzohen në 2 (dy) ekzemplarë (origjinal dhe kopje), nuk do të shqyrtohen.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve për Konkursin publik është deri më 25.12.2026 (e premte), përfshirë edhe këtë datë.



Accessibility

Accessibility