АShMA bën thirrje për komunikim profesional dhe etik ndërmjet gazetarëve

Shkup, 10 nëntor 2026 – Në lidhje me fjalorin fyes dhe kualifikimet publike  drejtuar ndaj gazetarit të Radio Lider nga ana e gazetares nga Kanali i Kuvendit Vesna Bellkova, Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele sugjeron nevojën për respektimin e standarteve profesionale në komunikimin publik, veçanërisht ndërmjet punonjësve të medias.

Shprehje të tilla si “dy idiotë“, trillime për integritetin profesional, financimin dhe motivet e gazetarëve, nuk kontribojnë për debat publik konstruktiv, por përkundrazi nxisin diskreditim dhe intolerancë në  bashksinë mediatike.

Dyshimet eventuale në lidhje me financimin ose pavarësisë editoriale të mediave duhet të hapen  përmes debati të argumentuar dhe procedurave të përshtatshme institucionele, dhe jo përmes fyerjeve personale dhe skualifikimeve.

Gazetaria nuk duhet të bëhet hapësirë në të cilën mosmarrëveshjet të zgjidhen me etiketime, fyerje dhe përpjekje për poshtërim publik të kolegëve. Përkundrazi, është e nevojshme respektim i ndërsjellë, solidaritet profesional dhe respektim konsekuent i parimeve etike.

Duke marrë parasysh përgjegjësinë e profesionit të gazetarëve, AShMA u bën thirrje punonjësve të medias të respektojnë parimet profesionale dhe etike dhe të mos drejtojnë kritika ndaj dinjitetit personal të kolegëve.



Accessibility

Accessibility