NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 10 nëntor 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele sugjeron seriozitetin e përmbajtjes së publikuar në rrjetet sociale Facebook, drejtuar gazetares Millka Smilevska, e cila përveç karakterit  ofendues dhe shqetësues, përmban edhe kërcënime të drejtpërdrejta dhe  thirrje për dhunë fizike. Mesazhe  të tilla janë veçanërisht shqetësuese sepse  tejkalojnë hapësirën  e shprehjes së lejuar të mospajtimit dhe kritikës.

Çdo individ ka të drejtë të mos pajtohet me qëndrimet, mendimet dhe veprimet profesionale të gazetarëve, si dhe të shprehin publikisht kritikat e tyre. Megjithatë, mospajtimi duhet të artikulohet përmes  debatit të argumentuar, fakteve dhe qëndrimeve të bazuara dhe jo përmes fyrjeve, diskreditimit personal, frikësimit ose thirrjes për dhunë.

Коmentet e publikuara nën fotomontazhë me pamjen e gazetares, përfshirë dhe komentin: “thyerja e kockave të prostitutave të paguara nga Satani i Sorosit“ përmbajnë thirrje të qartë për dhunë fizike. Mesazhe të tilla nuk përfaqësojnë mënyrë legjitime të shprehjes së mospajtimit dhe as nuk mund të arsyetohen duke u thirrur në lirinë e shprehjes.

Hapësira digjitale nuk është jashtë fushëveprimit të rregullave dhe mekanizmave për mbrojtjen e sigurisë  dhe dinjitetit personal, dhe  institucionet kompetente  duhet seriozisht t’i shqyrtojnë këto raste dhe të ndërmarrin masat përkatëse në kuadër të kompetencave ligjore.

Аgjencia kujton se në shoqërinë demokratike qëndrimet e ndryshme dhe mendimet, duhet të ballafaqohen përmes një debati të argumentuar, dhe jo përmes kërcënimeve dhe dhunës. Respektimi i këtij parimi është veçanërisht i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi  në të cilën gazetarët mund të ushtrojnë  në mënyrë të lirë, të pavarur dhe pa frikë profesionin e tyre.



Accessibility

Accessibility