Kryhen mbikëqyrje kontrolluese kundrejt TV Star

Shkup, 13 nëntor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka kryer dy mbikëqyrje kontrolluese programore dhe një mbikëqyrje administrative kundrejt TV Star nga Shtipi, me qëllim që të verifikojë nëse transmetuesi ka vepruar në përputhje me masat e shqiptuara të vërejtjes publike, të cilat i janë adresuar për shkak të mosrespektimit të detyrimeve të përcaktuara në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele (LSHMAA) dhe Ligjin për Media.

Nga mbikëqyrjet kontrolluese është konstatuar se transmetuesi ka vepruar plotësisht në përputhje me vendimet për shqiptimin e masës së vërejtjes publike, të nxjerra nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA).

Raportet nga mbikëqyrjet e realizuara janë të disponueshme në lidhjet e mëposhtme:

– TV Star – (nenin 14 të Ligjit për Media) – 13.11.2026.

– TV Star – ( nenin 53, paragrafët 2 dhe 7 të LSHMAA) – 13.11.2026.

– TV Star – (nenin 54, paragrafi 1 të LSHMAA) – 13.11.2026.



Accessibility

Accessibility