Shkup, 13 nëntor 2026 – Pas pranimit të ankesave nga tre persona fizikë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme programore kundrejt emisionit aktual-informativ „Nën lupë“(под лупа), të transmetuar më 2 nëntor 2026.
Objekt i mbikëqyrjes ishte neni 48, paragrafi 2 i Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele (LSHMAA), i cili ka të bëjë me ndalesat e veçanta.
Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme programore nuk është konstatuar shkelje e ndalesave të veçanta të përcaktuara në nenin 48, paragrafi 2 të LSHMAA-së.
Raporti është i disponueshëm në lidhjen e mëposhtme:
– TV Alfa – lidhur me nenin 48, paragrafi 2 të LSHMAA) – 13.11.2026.