Shkup, 13 nëntor 2026 – Janë kryer mbikëqyrje të rregullta administrative ndaj Radio Kometa 2000 dhe Televizionit Star, lidhur me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në nenin 62, paragrafi 6 të Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele (LSHMAA), si dhe në nenet 9 dhe 21 të Rregullores për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për transmetim radio dhe televiziv.
Nga mbikëqyrjet e realizuara është konstatuar se të dy transmetuesit i përmbushin kushtet minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për transmetim radio dhe televiziv.
Raportet nga mbikëqyrjet e realizuara janë të disponueshme në lidhjet e mëposhtme:
– Radio Kometa 2000 –(nenin 62, paragrafi 6 të LSHMAA-së dhe nenin 9 të Rregullores për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për transmetim radio dhe televiziv) – 12.11.2026.
– TV Star – (nenin 62, paragrafi 6 të LSHMAA-së dhe nenin 21 të Rregullores për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për transmetim radio dhe televiziv) – 12.11.2026.