Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele seancën e 39-të e ka caktuar për me datë 18.11.2026, e cila do të mbahet nëpërmjet lidhjes video-konferencë me fillim në ora 11:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 38-të e Këshillit të Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 12.11.2026.
- Draft-plani vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes programore për vitin 2027.
- Draft-plani vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes administrative për vitin 2027.
- Draft-programi i punës së Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2027.
- Propozim për inicimin e procedurës për heqjen e lejes për transmetim televiziv të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive Televizioni Koçan-LD ShPKNjP Koçan.
- Propozim për shqiptimin e masës paralajmërim publik ndaj shërbimit programor televiziv të ShTR TV Sitel ShPKNjP Shkup, për shkelje të nenit 55, paragrafët (2) dhe (4) të LSHMAAV-së.
- Propozim për miratimin e Raportit për transmetimin e reklamave politike me pagesë gjatë kohës së fushatës zgjedhore në rrethin e dytë të votimit për Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës.
- Propozim-vendim për vazhdimin e lejes për transmetim në radio të ShTR Skaj radio Teodor ShPKNjP Shkup.
- Propozim-vendim për vazhdimin e lejes për transmetim në radio të ShTR Radio Akord ShPKNjP Kërçovë.
- Propozim-vendim për vazhdimin e lejes për transmetim në radio të ShTR Radio Bum ShPKNjP Kumanovë.
- Të ndryshme.