Arsimimi Mediatik

Në pajtim me Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Agjencia ka për obligim për të promovuar arsimimin mediatik. Në këtë drejtim, Agjencia me ndihmë të ekspertëve, ka përpiluar Program për nxitjen e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë. Qëllimet themeore të Programit janë ngritja e vetëdijes për konceptet e arsimimit mediatik, të kontribohet për kuptimin e arsimimit mediatik nga ana e qytetarëve, të përmirësohen kushtet për pjesmarrje civile dhe demokratike.
Në prill të vitit 2017, me iniciativë të Agjencisë u formua Rrjeti për arsimim mediatik në Maqedoni. Qëllimi i formimit të Rrjetit është që të avancohet bashkëpunimi ndërmjet faktorëve të ndryshëm të shoqërisë në Maqedoni të cilët krijojnë dhe realizojnë politika si dhe realizojnë aktivitete dhe projekte në sferën e arsimimit mediatik. Anëtare të rrjetit, janë 37 subjekte të sferave të ndryshme mirëpo, relevante. Në të bëjnë pjesë dy ministri – për arsim dhe punë dhe politikë sociale, Agjencia e filmit, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, dy subjekte private nga sfera e arsimit të lartë, 10 radiodifuzerë dhe 19 organizata civile edhe atë nga ato që i prezantojnë gazetarët, përmes organizatave joqeveritare që punojnë në aspekte të ndryshme të sferës mediatike, e deri te aktivistë për të drejtat e njeriut.
Rrjeti është i hapur vazhdimisht për anëtar të ri – palët e interesuara duhet vetëm të plotësojnë fletëanëtarësinë dhe ta miratojnë Aktin për formimin e Rrjetit (të dy mund të merren në ueb faqen e Agjencisë).

Video materialet për arasimimin mediatik

Hulumtimiet në lidhje me arsimimin mediatik 

Аktivitetet e subjekteve të tjera në lidhje me arsimimin mediatik

Аktivitete dhe ngjarjet të АSHMA 



Accessibility

Accessibility