Diskutime të përfunduara gjatë vitit 2022

image_pdfimage_print

Debat i hapur publik për Draft-Udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për përcaktimin e afatit për veprim sipas vendimeve të Agjencisë për marrje të masës

Shkup, 20 korrik 2022 – Në seancën e 27-të e mbajtur më 19 korrik, Këshilli i Agjencisë miratoi Draft-Udhëzues për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për përcaktimin e afatit për veprim sipas vendimit të Agjencisë për marrjen e masës.

Dokumenti përshkruan afatet e nevojshme për harmonizim me masat vërejtje publike e shqiptur nga ana e Agjencisë ndaj botuesve të medias së shtypit,transmetuesve dhe ORRPKE-së, para kryerjes së mbikëqyrjes së kontrollit. Ndryshimi dhe plotësimin e Udhëzuesit i referohet shkurtimit të afateve, me qëllim të efikasitetit dhe efektivitetit më të madh në zbatimin e LSHMAAV dhe sigurimin e ekuilibrit midis interest publik dhe subjekteve që i nënshtrohen mbikëqyrjes.

Аgjencia ju bën thirrje  të gjitha palëve të interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre për të marrë pjesë në diskutimin publik dhe t’i dorëzojnë  ato në formë të shkruar në mënyrë elektronike në e- adresën contact@avmu.mk.

Diskutimi publik do të zgjasë 75 ditë,  deri më 3 tetor 2022.


Debat i hapur publik për Draft-Меtodologjinë për ndryshim dhe plotësim të Metodologjisë për kryerjen e mbikëqyrjes programore

Shkup, 20 korrik 2022 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 27-të e mbajtur më 19 qershor, miratoi Draft-Metodologjinë për ndryshim dhe plotësim të Metodologjisë për kryerjen e mbikëqyrjes programore(monitorim).

Teksti në dokument i specifikon detyrimet e radiodifuzerëve, operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe ofruesve me kërkesë të ASHMA-së dhe mënyrën në të cilën kontrollohet respektimi i tyre nëpërmjet zbatimit të mbikëqyrjes programore. Nevoja për ndryshim dhe plotësim të Metodologjisë ekzistuese erdhi për shkak të ndryshimeve të shumta të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele të bëra viteve të fundit.

Аgjencia ju bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre pët të marrë pjesë në diskutimin publik dhe t’i dorëzojnë ato në formë të shkruar në mënyrë elektronike në е-adresën contact@avmu.mk.

Diskutimi publik do të zgjasë 60 ditë, deri më 17 shtator 2022.



Accessibility

Accessibility