Diskutime të përfunduara gjatë vitit 2026

Debat i përfunduar publik për Draft-vendimin për përcaktim të listës së ngjarjeve me rëndësi të madhe për publikun në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Këshilli i Agjencisë në seancën e djeshme të 17-të, miratoi Draft-vendim për përcaktim të listës së ngjarjeve me rëndësi të mëdha për publikun në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të cilin është hapur debat publik.

Draft-vendimi përcakton listën e ngjarjeve (kombëtare ose ndërkombtare) ku transmetimi televiziv llogaritet se ka rëndësi të madhe për popullatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që plotësojnë kritere të caktuara të përcaktuara në këtë dokument.

Аgjencia  i ftoi të gjitha palët e interesuara me mendimet dhe sugjerimet e tyre me shkrim, të marrin pjesë në debatin publik dhe t’i paraqesin në mënyrë elektronike në  contact@avmu.mk ose me postë në rrugën. „Makedonija“ nr.38, 1000 Shkup.

Debati publik zgjati deri më 12 qershor 2026.



Accessibility

Accessibility