Në pajtim me Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave nga viti 2012, Agjencia për shërbimie mediatike audio dhe audiovizuele përpilon analiza të trajtimit që e marrin çështjet gjinore gjatë emisioneve ditore-informative si deh të mënyrës se si gratë dhe burrat janë të prezantuar në programet e shërbimeve nacionale televizive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me ligjin e njëjtë, Agjencia një herë brenda vitit parashtron raport deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë lidhur me mënyrën e prezantimit dhe shfaqes së grave dhe burrave si dhe për çështjet gjinore në konceptet dhe përmbajtjet programore të radiodifuzerëve.
Nga viti 2013 së këndejmë, Agjencia i kushton rëndësi të veçantë çështjeve gjinore. Më 11 nëntor 2013, është mbajtur mbledhje publike kushtuar gjinisë dhe mediumeve. Në muaj më pas është realizuar рunëtori për forcimin e kapaciteteve të profesionistëve mediatik për çështjet e barazisë gjinore.
Në vitin 2014 është realizuar debati “Të kuptuarit kritik të mediumeve – gjinia, të rinjtë, arsimimi mediatik”.
Zakonisht, Agjencia i prezanton publikisht rezultatet e analizave të realizuara vjetore lidhur më çështjet gjinore.
Gjinia në programet për fëmijë në fokus të takimit publik të ASHMA – 30.06.2020
Çështjet gjinore në media në fokus të takimit të katërt publik të ASHMA – 25.12.2019
=========================================================================================================================
Fushata e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinore ” Jemi me ju – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”
![]() |
![]()
|
![]() |
![]() |
![]() |
![]() Video – „Jemi me јu – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzaveзае“ |
=========================================================================================================================
U mbajt punëtori për dhunën me bazë gjinore dhe standardet profesionale për raportimin gazetaresk
Shkup – 09.06.2022 – Nën organizim të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe në bashkëpunim me Koalicionin Margini dhe Rrjetin Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, në hapsirat e Agjencisë u mbajtë punëtori me temë “Dhuna me bazë gjinore dhe standardet profesionale për raportimin gazetaresk”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Agjencisë, Dr. Zoran Trajçevski, iu referua Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e njohur si Konventa e Stambollit. Punëtoria e sotme është realizuar si obligim i rregullatorit në përputhje me Planin e Veprimit për zbatimin e tij. Për më tepër informata në linkun.
=========================================================================================================================
U publikua analiza Gjinia në mediat 2021: Çështjet gjinore dhe mënyra e prezantimit të meshkujve dhe femrave në programin sportiv të televizioneve nacionale tokësore
Për nevojat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Instituti Resis në vitin 2022 përgatiti analizën “Gjinia në media 2021: Çështjet gjinore dhe mënyra e prezantimit të meshkujve dhe femrave në programin sportiv të televizioneve kombëtare tokësore”. Në atë jan dhënë përgjigje për aspektet sasiore dhe cilësore të raportimit sportiv. Aspekti sasior tregon se sa raportojnë transmetuesit për atletet/sportet femra dhe sa për atletet meshkuj/ femra. Aspekti cilësor tregon se si raportojnë për sportistët dhe si raportojnë për atletët.
=========================================================================================================================
Gjinia në programet e sportit në TV në fokusin e takimit të parë publik të ASHMA-së
Shkup, 28 mars 2022 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot ka mbajtur takimin e parë publik të këtij viti, në të cilën drejtori i Agjencisë dr.Zoran Trajçevski bëri një elaburim të aktiviteteve në pajtuaeshmëri me programin Vjetor të punës në tre mujorin e fundit.
Të pranishmit patën mundësisnë të dëgjojnë për aktivetete lidhur me mbikëqyrjen e kryer ndaj transmetuesve, operatorëve të rrjetit publik të komunikimit elektronik, botuesve të medias së shkruar, shqiptimit të masave vërejtje publike, hulumtimet e bëra, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Për më tepër informata në linkun.
=========================================================================================================================
U mbajt debat online mbi arsimimin mediatik të ASHMA dhe Resis
Shkup, 30 nëntor 2021 – Në kuadër të Ditëve të arsimimit mediatik 2021,Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Instituti Resis zhvilloi dje një debat online me temë „Analiza e aspekteve gjinore në programet televizive për fëmijë: A po ndërtojmë ndërgjegjësim kritik tek fëmijët?”. Diskutimi përfshiu disa segmente, nga ku si është ndikimi psikologjik i programeve për fëmijë mbi rritjen dhe zhvillimin e tyre, deri në mënyrën se si duhet të krijohen politikat dhe programet e mediave dedikuar për fëmijët.
Duke bërë hyrjen në debat, Dr.Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë, theksoi se gjetjet treguan se Shërbimi publik udhëheq një politik programore të planifikuar dhe konceptuar në lidhje me popullatën fëminore, por ky konstatim është më i vlefshëm për MRT1, sesa për MRT2. Përsa i përket programeve televizive komerciale gjetjet tregojnë se nuk ka mendim dhe qasje të kujdesshme editoriale ndaj përzgjedhjes së emisioneve të dedikuara për segmente të moshave të ndryshme të audiencës së mitur. Për më tepër informata klikoni në linkun.
=========================================================================================================================
Ngjarje online „Dhuna me bazë gjinore në media: situata,drejtimi,monitorimi“
Më 11 nëntor 2021 u mbajt eventi online „Dhuna me bazë gjinore në media: situata,drejtime,monitorimi“,që ishte realizuar bashkërisht nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMA),Koalicioni Margini dhe XOPS-opsione për jetë të shëndetsh[me,dhe me përkrahje të Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup (në kudër të projektit JYFREKS 2).Nisur nga fakti se gjatë vitit 2021,nga palë të ndryshme janë përgatitur dhe publikuar dokumente të shumta që i referohen dhunës me bazë gjinore (RZN) dhe raportimit të madiave, Agjencioni inicoi ngjarje online që ishte konceptuar dhe i realizuar si një mundësi ku të gjitha palët e interesuara-punëtorë mediatik,të punësuar në ASHMA, përfaqësues të Këshillit për etikën mediatike (SEMM), të institucioneve shtetërore,si dhe një sërë organizatash shoqërore të njihen me pyetjen për raportimin e dhunës me bazë gjinore nga shumë aspekte. Për më tepër informata klikoni në linkun.
=========================================================================================================================
U miratua Udhëzuesi i ASHMA-së për monitorimin e zbatimit të standardeve për raportimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në media
Shkup, 9 nëntor 2021 – Në seancën e sotme të 32-të, Këshilli i Agjencisë e miratoi Udhëzuesin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për monitorimin e zbatimit të standardeve për raportimin e rasteve të dhunës në bazë gjinore në media. Dokumenti është përgatitur nga ekspertja e angazhuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të projektit “Liria e shprehjes dhe liria e mediumeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut“– JUFREKS 2, zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe Unioni Evropian.
Udhëzuesi ndër të tjera ka për qëllim të ju sigurojë mediumeve dhe të gjitha palëve të interesuara, informacionet e nevojshme për ta shqyrtuar çështjen për raportimin e dhunës në bazë gjinore në përgjithësi, për shkak të së cilës bën kryqëzim të kushteve në këtë plan në vend, shpjegon kuptimin e rregullimit dhe vetërregullimit, ofron një pasqyrë të dokumenteve më të rëndësishme ndërkombëtare dhe të regjistrit legjislativ të brendëshëm, tregon praktikat e mira që duhen ndjekur në raportimin dhe siguron një sërë pyetjesh në lidhje me të cilat, gjatë mbikqyrjes duhet të analizohen shtojca/programi për të cilin ekziston dyshimi se nuk i respekton standardet për rastet e dhunës në bazë gjinore.
=========================================================================================================================
Gjinia në fushatën zgjedhore 2020, në fokus të takimit të parë publik të ASHMA-së
Shkup, 25 mars 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot e mbajti takimin e parë publik, i cili përshkak të gjendjes me korona virusin, u realizua nëpërmjet konferences me video lidhje. Gjatë takimit, drejtori i Agjencisë Dr. Zoran Trajçevski, bëri një përmledhje të aktiviteteve në përputhje me programin vjetor për punë të tremujorit të kaluar. Link
================================================================================================
Shpallje e publikuar Gjinia në fushatën zgjedhore 2020: Analiza e çështjeve gjinore dhe mënyra e përfaqësimit dhe prezantimi i grave dhe burrave në procesin zgjedhor në televizionet nacionale
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele një here në vit përgatit analiza për përfaqësimin e çështjeve gjinore në media dhe mënyrën e përfaqësimit dhe prezantimit të grave dhe burrave në konceptin programor dhe përmbajtjet e transmetuesve.
Në këtë drejtim u krye një analizë,e cila u botua në formën e publikuar në gjuhën maqedonase dhe e cila ka për qëllim të analizojë se si janë trajtuar çështjet gjinore të adresuara në raportimin e kampanjës zgjedhore në mediume dhe sa përfaqësohen gratë dhe burrat në përmbajtjet gjatë fushatës zgjedhore. Publikimi Gjinia në fushatën zgjedhore 2020 ofron një paketë konkluzionesh dhe rekomandimesh për përmirësimin e situates aktuale në mënyrë që të promovojë barazin gjinore në media.
Nga analiza e çështjeve gjinore dhe mënyra e prezantimit dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në përfaqësimin mediatik zghedhor të televizioneve kombëtare, u bë një përmbledhje e shkurtër e cila është në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe anglisht.
================================================================================================
Punëtori online për ASHMA dhe SEM për rregullimin, vetë-rregullimin dhe monitorimin e zbatimit të standardeve të raportimit në rastet e dhunës me bazë gjinore në media
Më 4 dhjetor 2020 në Shkup, në kuadër të projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave në Maqedoninë e Veriut”, u mbajt një punëtori online për autoritetin rregullator të mediave – Agjencia për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe autoriteti vetë-rregullues – Këshilli për Etikën e Mediave në Maqedoni.
Në takim, pjesëmarrësit diskutuan mbi faktet dhe sfidat kryesore në lidhje me rregullimin, vetë-rregullimin dhe monitorimin e zbatimit të standardeve të raportimit të mediave në rastet e dhunës me bazë gjinore. Më shumë informacion në linkun.
================================================================================================
U publikua botimi “Analiza e strukturës gjinore të pagave në radiodifuzion për vitin 2019”
Agjencia për Shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuele është seriozisht e përkushtuar në çështjen e futjes së gjinisë në mediat kryesore dhe vazhdimisht përpiqet të sigurojë të dhëna përkatëse mbi gjendjen e gjinisë në media të cilat më pas mund të përdoren në ndërtimin e politikave shtetërore, por edhe në formulimi i politikave editoriale. Përveç analizës së rregullt të strukturës gjinore të punësuarve në radiodifuzion, Agjencia për herë të parë përgatiti një Analizë të strukturës gjinore të pagave në radiodifuzion për vitin 2019, e cila u botua në formë publikimi në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Analiza e pagave të punonjësve në radiodifuzion, me theks të veçantë të strukturës gjinore, nuk përfshin të dhëna për nivelin e arsimit, as mbi përkatësinë etnike të punonjësve në media.
================================================================================================
Botim i publikuar „ Gjinia në televizione dhe radio: Kush i sjell vendimet e kush i zbaton?“
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e publikoi botimin Gjinia në televizione dhe radio: Kuh i sjell vendimet, e kush i zbaton? e cila përfshin strukturën gjinore të pronësisië dhe të punësuarve në radiot dhe televizionet. Analiza ofron të dhëna për pronësinë tek televizionet dhe radiot për vitin 2019 , si dhe të dhëna për strukturën e të punësuarve tek televizionet dhe radiot për vitin 2018, duke shtuar të dhëna krahasuese me vitet e tjera.
================================================================================================
Është publikuar analiza e gjinisë në media për vitin 2019
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e publikoi hulumtimin vjetor për gjinitë në mediume, në të cilën për herë të parë në vend bëhet analizë kualitative dhe kuantitative të trajtimit të gjinisë në emisione për fëmijë. Të përfshira janë gjithsejt 520 shfaqje për fëmijë, prodhim vendas dhe të huaj, të transmetuara nga 15 shtatori deri më 15 tetor 2019, në shtatë televizione tokësore kombëtare: MRT1 dhe MRT2 – programi në gjuhën shqipe, Alfa TV, Kanal 5 TV, Sitel TV, Telma TV dhe Alsat M TV. Analiza gjinore është realizuar në 4553 karaktere, nga të cilat 2.657 ishin femra, 1.842 ishin meshkuj, dhe pjesa tjetër nuk kishin marka gjinore (psh kafshët).
================================================================================================
Botim i publikuar „Gjinia në TV në vitin 2018: Pas ekranit dhe në të“
Në vitin 2019 Agjencia e botoi publikimin Gjinia në TV në vitin 2018: Pas ekranit dhe në të, I cili flet për gjendjen e pjesëmarjes të grave dhe burave pas ekranit edhe atë në të gjitha nivele, nga pronarët tek personeli mbështetës, si dhe për rezultatet e analizës së programit televiziv të kanaleve të parë dhe të dytë të Shërbimit të Transmetimit Publik dhe televizioneve tokësore komerciale në nivelin shtetëror, për sa i përket pranisë dhe trajtimit të temave që kanë të bëjnë me gjininë dhe për sa i përket prezantimit dhe prezantimit të burrave dhe grave.
Botimi është publikuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe agnleze.
================================================================================================
Promovohen publikimet që i botoi Agjencia e që kanë të bëjnë me gjininë në programet televizive
Më 28 mars, në kuadër të takimit të parë publik për vitin 2018, Agjencia i promovoi publikimet që kanë të bëjnë me çështjet gjinore në programet televizive. Përmbledhja me hulumtimet vjetore që flasin për praninë dhe prezantimin e gjinive në programet e televizioneve nacionale në periudhën nga 2012-2016, është botuar në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Publikimi përmban pesë hulumtime dhe një meta-analizë që i tregon trendet në aspekt të gjinisë dhe mediumeve.
Në këtë event u promovua edhe publikimi për gjinië në programet televizive në vitin 2017 , e cila përbëhet prej dy analizave prej të cilave njëra tregon se nëse, sa dhe në çfarë mënyre janë të pranishme çështjet gjinore, kurse tjetra jep pasqyrën për mënyrën se si janë prezantuar gjinitë në mediume. Analizat në këtë publikim, gjithashtu janë në maqedonisht, shqip dhe anglisht.
==================================================================================================
Mjete të reja për barazinë gjinore në mediume
Në kuadër të insistimit të profesionistëve mediatik dhe faktorëve tjerë të interesuar që vazhdimisht t’u sigurohen mjete për ngritjen e vetëdijes për rolin e mediumeve në arritjen e barazisë ndërmjet grave dhe burrave, Agjencia e përktheu në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe Rekomandimin për barazi gjinore në sektorin audiovizuel që u miratua nga Këshilli i Evropës në shtator 2017.
Rekomandimin CM/Rec(2017)9 nga Komiteti i ministrave deri te vendet anëtare, në lidhje me barazinë gjinore në sektorin audiovizuele mund të merret në këtë link.
=================================================================================================
Аnalizat për gjinië në programet televizive
Analiza e strukturës gjinore të pagave në radiodifuzion për vitin 2019
Аnalizat e strukturës së të punësuarve në industrinë audio dhe audiovizuele
Ankesat dhe parashtresat në lidhje me barazinë gjinore