GJINA NË PROGRAMET TELEVIZIVE

Gjinia dhe mediumet

Në pajtim me Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave nga viti 2012, Agjencia për shërbimie mediatike audio dhe audiovizuele përpilon analiza të trajtimit që e marrin çështjet gjinore gjatë emisioneve ditore-informative si deh të mënyrës se si gratë dhe burrat janë të prezantuar në programet e shërbimeve nacionale televizive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me ligjin e njëjtë, Agjencia një herë brenda vitit parashtron raport deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë lidhur me mënyrën e prezantimit dhe shfaqes së grave dhe burrave si dhe për çështjet gjinore në konceptet dhe përmbajtjet programore të radiodifuzerëve.

Nga viti 2013 së këndejmë, Agjencia i kushton rëndësi të veçantë çështjeve gjinore. Më 11 nëntor 2013, është mbajtur mbledhje publike kushtuar gjinisë dhe mediumeve. Në muaj më pas është realizuar  рunëtori për forcimin e kapaciteteve të profesionistëve mediatik për çështjet e barazisë gjinore.

Në vitin 2014 është realizuar  debati  “Të kuptuarit kritik të mediumeve – gjinia, të rinjtë, arsimimi mediatik”.

Zakonisht, Agjencia i prezanton   publikisht  rezultatet e analizave të realizuara vjetore lidhur më çështjet gjinore.

Gjinia në programet për fëmijë në fokus të takimit publik të ASHMA – 30.06.2020

Çështjet gjinore në media në fokus të takimit të katërt publik të ASHMA – 25.12.2019

================================================================================================

Gjinia në fushatën zgjedhore 2020, në fokus të takimit të parë publik të ASHMA-së

Shkup, 25 mars 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot e mbajti takimin e parë publik, i cili përshkak të gjendjes me korona virusin, u realizua nëpërmjet konferences me video lidhje. Gjatë takimit, drejtori i Agjencisë Dr. Zoran Trajçevski, bëri një përmledhje të aktiviteteve në përputhje me programin vjetor për punë të tremujorit të kaluar. Link

 

 

================================================================================================

 

Punëtori online për ASHMA dhe SEM për rregullimin, vetë-rregullimin dhe monitorimin e zbatimit të standardeve të raportimit në rastet e dhunës me bazë gjinore në media

Më 4 dhjetor 2020 në Shkup, në kuadër të projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave në Maqedoninë e Veriut”, u mbajt një punëtori online për autoritetin rregullator të mediave – Agjencia për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe autoriteti vetë-rregullues – Këshilli për Etikën e Mediave në Maqedoni.

Në takim, pjesëmarrësit diskutuan mbi faktet dhe sfidat kryesore në lidhje me rregullimin, vetë-rregullimin dhe monitorimin e zbatimit të standardeve të raportimit të mediave në rastet e dhunës me bazë gjinore. Më shumë informacion në linkun.

================================================================================================

U publikua botimi “Analiza e strukturës gjinore të pagave në radiodifuzion për vitin 2019”

Agjencia për Shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuele është seriozisht e përkushtuar në çështjen e futjes së gjinisë në mediat kryesore dhe vazhdimisht përpiqet të sigurojë të dhëna përkatëse mbi gjendjen e gjinisë në media të cilat më pas mund të përdoren në ndërtimin e politikave shtetërore, por edhe në formulimi i politikave editoriale. Përveç analizës së rregullt të strukturës gjinore të punësuarve në radiodifuzion, Agjencia për herë të parë përgatiti një Analizë të strukturës gjinore të pagave në radiodifuzion për vitin 2019, e cila u botua në formë publikimi në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Analiza e pagave të punonjësve në radiodifuzion, me theks të veçantë të strukturës gjinore, nuk përfshin të dhëna për nivelin e arsimit, as mbi përkatësinë etnike të punonjësve në media.

================================================================================================

Botim i publikuar  „ Gjinia në televizione dhe radio: Kush i sjell vendimet e kush i zbaton?“

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e  publikoi botimin Gjinia në televizione dhe radio: Kuh i sjell vendimet, e kush i zbaton? e cila përfshin strukturën gjinore të pronësisië dhe të punësuarve në radiot dhe televizionet. Analiza ofron të dhëna për pronësinë tek televizionet dhe radiot për vitin 2019 , si dhe të dhëna për strukturën e të punësuarve tek televizionet dhe radiot për vitin 2018, duke shtuar të dhëna krahasuese me vitet e tjera.

 

 

================================================================================================

Është publikuar analiza e gjinisë në media për vitin 2019 

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e publikoi hulumtimin vjetor për gjinitë në mediume, në të cilën për herë të parë në vend bëhet analizë kualitative dhe kuantitative të trajtimit të gjinisë në emisione për fëmijë. Të përfshira janë gjithsejt 520 shfaqje për fëmijë, prodhim vendas dhe të huaj, të transmetuara nga 15 shtatori deri më 15 tetor 2019, në shtatë televizione tokësore kombëtare: MRT1 dhe MRT2 – programi në gjuhën shqipe, Alfa TV, Kanal 5 TV, Sitel TV, Telma TV dhe Alsat M TV. Analiza gjinore është realizuar në 4553 karaktere, nga të cilat 2.657 ishin femra, 1.842 ishin meshkuj, dhe pjesa tjetër nuk kishin marka gjinore (psh kafshët).

================================================================================================

Botim i publikuar „Gjinia në TV në vitin 2018: Pas ekranit dhe në të“

Në vitin 2019 Agjencia e botoi publikimin Gjinia në TV në vitin 2018: Pas ekranit dhe në të, I cili flet për gjendjen e pjesëmarjes të grave dhe burave pas ekranit edhe atë në të gjitha nivele, nga pronarët tek personeli mbështetës, si dhe për rezultatet e analizës së programit televiziv të kanaleve të parë dhe të dytë të Shërbimit të Transmetimit Publik dhe televizioneve tokësore komerciale në nivelin shtetëror, për sa i përket pranisë dhe trajtimit të temave që kanë të bëjnë me gjininë dhe për sa i përket prezantimit dhe prezantimit të burrave dhe grave.

Botimi është publikuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe agnleze.

================================================================================================

Promovohen publikimet që i botoi Agjencia e që kanë të bëjnë me gjininë në programet televizive

Më 28 mars, në kuadër të takimit të parë publik për vitin 2018, Agjencia i promovoi publikimet që kanë të bëjnë me çështjet gjinore në programet televizive. Përmbledhja me hulumtimet vjetore që flasin për praninë dhe prezantimin e gjinive në programet e televizioneve nacionale në periudhën nga 2012-2016, është botuar në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Publikimi përmban pesë hulumtime dhe një meta-analizë që i tregon trendet në aspekt të gjinisë dhe mediumeve.

Në këtë event u promovua edhe publikimi për gjinië në programet televizive në vitin 2017 , e cila përbëhet prej dy analizave prej të cilave njëra tregon se nëse, sa dhe në çfarë mënyre janë të pranishme çështjet gjinore, kurse tjetra jep pasqyrën për mënyrën se si janë prezantuar gjinitë në mediume. Analizat në këtë publikim, gjithashtu janë në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

==================================================================================================

Mjete të reja për barazinë gjinore në mediume

  Në kuadër të insistimit të profesionistëve mediatik dhe faktorëve tjerë të interesuar që vazhdimisht t’u sigurohen mjete për ngritjen e vetëdijes për rolin e mediumeve në arritjen e barazisë ndërmjet grave dhe burrave, Agjencia e përktheu në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe Rekomandimin për barazi gjinore në sektorin audiovizuel që u miratua nga Këshilli i Evropës në shtator 2017.

Rekomandimin CM/Rec(2017)9 nga Komiteti i ministrave deri te vendet anëtare, në lidhje me barazinë gjinore në sektorin audiovizuele mund të merret në këtë link.

 

=================================================================================================

Аnalizat për gjinië në programet televizive

Analiza e strukturës gjinore të pagave në radiodifuzion për vitin 2019

Аnalizat e strukturës së të punësuarve në industrinë audio dhe audiovizuele

Ankesat dhe parashtresat në lidhje me barazinë gjinore

Dokumentet relevante evropiane

Raportet e koordinatorit për mundësi të barabarta