Shkup, 1.6.2026 – Në seancën e mbajtur më 1 qershor 2026, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi Aktvendim për ndalim të procedurës së inicuar për heqjen e lejes për transmetim televiziv të ShTR TV Shenja ShPKNjP Shkup. Procedura u ndalua pasi që transmetuesi ka paguar plotësisht kompensimin vjetor të lejes për transmetim televiziv, në përputhje me faturën e dhënë nga Agjencia.
Në seancë është dhënë miratim për zbatim të procedurës për furnizim publik të shërbimit – kontrollë, shërbim dhe mirëmbajtje të ashensorëve dhe platformës. Furnizimi është prashikura në Planin Vjetor për furnizime publike të Agjencisë për vitin 2026, dhe mjetet për zbatimin e tij sigurohen nga Plani Financiar i Agjencisë për vitin 2026.