Shkup, 15.09.2026 – Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele në seancën 31. miratoi Vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e zëvendësit të drejtorit të Agjencisë. Кonkursi do të zgjasë shtatë ditë pune dhe do të publikohet në dy gazeta ditore – një në gjuhën maqedone dhe një në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedone. Për vlerësimin e aplikimeve është formuar Komision, i cili në afat prej dhjetë ditë pune pas skadimit të afatit të aplikimeve do të paraqesë raport me propozim për zgjedhje.
U shqyrtua dhe Raporti me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të jashtëzakonshme programore, ku ndaj RTM1 u shqiptua masë paralajmërim publik për shkelje të nenit 50, paragrafi (3) të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dhe nenet 16 dhe 17 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve. Masa u shqiptua për shkak të transmetimit të filmit shënuar si program i kategorisë së tretë (12+), më 14 gusht 2026, në periudhë kohore të papërshtatshme. RTM1 është e detyruar në afat prej 20 ditësh nga pranimi i Aktvendimit të harmonizojë veprimtarinë e saj me dispozitata, pas së cilës do të kryhet mbikëqyrje kontrolli.