Kronikë nga seanca e 14-të

image_pdfimage_print

Shkup, 06.04.2022 – Për shkak të mospërmbushjes së obligimit nga neni 80 paragrafi 5 i LSHMAAV, përkatësisht pagesës së parakohshme të kompensimit vjetore për lejen e emetimit televiziv, Këshilli i Agjencisë në seancën e 14-të ka iniciuar procedurë për marrjen e lejes  Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive SONEC Prilep.

Këshilli i Agjencisë në këtë seancë miratoi Konkluzion për shtyrjen e të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me veprimin sipas kërkesës së SHTR KANAL 77 Shtip për ndryshime të mundshme të Rregullores për kushte minimale teknike, hapësinore, financiare dhe të personelit për marrjen e lejes për emetim të radios dhe televizionit deri në miratimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RM së Veriut lidhur me Iniciativën e iniciuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij akti nënligjor.



Accessibility

Accessibility